About Us
Maze of Games është krijuar në vitin 2020 me qëllimin e vetëm për të shërbyer të gjithë pasionuarve të videolojrave dhe për të ofruar produkte të larmishme me cilësi dhe garanci maksimale.
Historia Jonë
Biznesi ka nisur nga pasioni i dy vëllezërve, koleksionues dhe të apasionuar pas videolojrave. Gjatë periudhës së COVID-19, menduam të fillonim të shisnim videolojra për të zgjeruar koleksionin tonë personal. Në atë kohë, duke qenë se çdo kush po qëndronte shumë orë në shtëpi, natyrisht po kërkonin mënyra për t’u argëtuar, dhe një prej tyre ishin videolojrat.
Më pas, vazhduam të blinim dhe të shisnim videolojra nga shtëpia jonë. Deri në tetor të vitit 2020, vendosëm të hapnim dyqanin tonë të parë , një hapësirë për të luajtur dhe për të shitur videolojra.
Në vitin 2021, vendosëm ta fokusojmë dyqanin vetëm në shitjen e videolojrave dhe shërbimeve të ndryshme, si riparime dhe programime për konsola të ndryshme. Që nga ai vit, kemi bërë disa ndryshime në dyqanin tonë, duke sjellë produkte të larmishme dhe unike (si videolojra retro, PlayStation, Nintendo, Sega, Atari etj.). Gjatë këtyre viteve, kemi shërbyer qindra klientëve, të cilët janë bërë të kënaqur nga shërbimi ynë.
Pasioni ynë për videolojrat vazhdon dhe rritet gjithashtu, si dhe përkushtimi ynë për të bërë ditën e çdo klienti pak më argëtuese.